Amantia po vjen!
Këngëtarja shqiptare por qe jeton ne Gjermani e bukura Amantia se fundi ka cicëruar përmes rrjetit social Twitter ‘’Be ready, somthn is comin’’ ku me ketë paralajmërim ajo ndez një kuriozitet te madh.
Amantia tash me është bërë pjesë e ShowBizit shqiptar për shkak te muzikës qe ajo bën dhe stilit te veçante qe ka. Ajo skanon veten ne te gjitha diversitetet e saj.
Dashamiret e saj Amantia nuk i thërret ‘’Fansa’’ por përdor një fjali te ëmbël dhe domethënëse te quajtur ‘’Mantias’’, ne kuptim te miqësisë ndaj tyre.
Amantia tash me ka realizuar një videoklip ne bashkëpunim me produksionin ‘’Entermedia’’ një këngë me plot ritëm e kënduar ne gjuhen shqipe sepse dashuria ndaj atdheut qe Amantia ka është e papërshkrueshme, po ashtu edhe ‘’Mantias-at’’ kërkuan këngë ne gjuhen shqipe.
Kënga titullohet ”Beso” dhe është punuar nga producentët ‘’Show Real Music’’ megjithatë Amantia tërheq vëmendjen kur edhe do ta publikon ”Trailerin” e projektit me te ri, për arsyeje qe me te vërtet dëgjohet vetëm një pjesë e shkurte ne gjuhen angleze. Këngëtarja sigurisht me ketë hap do te sjell diçka te guximshme ku mbetet te shihet ne projektin e saj qe do del ne versionin e plot këto dite.


