Musliu: Kosova ta formojë ministrinë për Luginën e Preshevës
Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, Jonuz Musliu ka deklaruar se nga mandatari për formimin e Qeverisë së re në Kosovë do të kërkojë themelimin e ministrisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Musliu ka deklaruar për agjencinë Beta që kërkesa do të nënkuptojë që në krye të kësaj ministri do të jetë dikush nga politikanët shqiptarë të Luginës së Presjevës.
“Kjo kërkesë është shumë lehtë e realizueshme dhe kjo do të jetë reciprocitet për atë që Qeveria e Serbisë e ka ministrinë e saj që kujdesët për qytetarët e saj që jetojnë në Kosovë, kështu do të duhet që edhe Qeveria e Kosovës ta ketë ministrin për Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë”, ka thënë Musliu.
Ai ka shtuar se kjo është hera e parë që shqiptarët e Luginës së Preshevës e bëjnë një kërkesë të tillë për Prishtinën zyrtare. Musliu po ashtu ka thënë se një kërkesë të tillë do ta paraqesë edhe para partisë së tij, si dhe do të kërkoj mbeshtetje të të gjitha partive shqiptare në atë rajon, transmeton indeksonline.


