Maliqi: Opozita ka të drejtë ta bëjë Qeverinë
Analisti politik dhe këshilltari i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në një shkrim autorial për Express ka thënë se opozita ka të drejtë të krijojë Qeverinë nëse partia e parë nuk mund ta bëjë këtë.
Analisti Shkëlzen Maliqi ka hedhur poshtë interpretimet e njëanshme të zyrtarëve të PDK’së Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami, të cilët të zënë ngushtë nga veprimet e opozitës po provojnë të gjejnë “zgjidhje juridike” për shefin e tyre.
Maliqi nuk ka asnjë dilemë se opozita ka të drejtë të bëjë Qeverinë nëse partia që ka dalë e para nuk mundet ta bëjë këtë.
“Opozita ka drejtë që të krijojë qeverinë e re nëse mandatari i parë, Hashim Thaçi, nuk arrin ta mbledhë kuotën e nevojshme të votave në Kuvend, minimum 61, kurse Ramush Haradinaj, pas tij, arrin që të sigurojë 61 ose më shumë votues në Kuvend” ka shkruar Maliqi.
Dy nënkryetarët e PDK’së, pavarësisht se juristë me profesion, janë duke bërë interpretime të njëanshme dhe naive të aktit më të lartë juridik në vend.


