Eko Higjiena

Bashkësia Islame e Serbisë, Sanxhakut dhe Luginës së Preshevës takojnë ministrin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një delegacion i lartë i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, i udhëhequr nga Reis-ul-ulema, Adem ef. Zilkiq dhe përfaqësuesit e tri meshiateve: Myftiu i Sanxhakut, Hasib ef. Suloviq, myftiu nga Beogradi Muhamed ef. Jusufspahiq dhe myftiu i BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi, të hënën e 9 qershorit, kanë takuar Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Serbisë, Nikola Selakoviq.

Në një bisedë të hapur dhe miqësore Ministri Selakoviq, u njoftua për së afërmi me drejtuesit e tri Meshiateve nga Beogradi, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet me të cilat po ballafaqohen Meshihatet, të cilat në mënyrë institucionale po mundohen t’i tejkalojnë ato.

FIDANISHTJA

Ministri i Drejtësisë Selakoviq, ka shprehur gatishmërinë e institucionit, të cilin e drejton për ta mbështetur Rijasetin e Bashkësisë Islame të Serbisë dhe Meshihatet nga Beogradi, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës, në rrugën e realizmit të kërkesave në frymën institucionale, duke krijuar kushte për zhvillimin e veprimtarive fetare në mënyrë institucionale.

Ministri Selakoviq, gjithashtu predikon zgjidhjen jo të dhunshme dhe jo të ligjshëm të problemeve për të cilat vuan jo vetëm komunitetin Islamik, por edhe shoqëria në tërësi, njofton Qendra informative e BIPBM-së, me seli në Bujanoc,./ternocipress/