KKVITI

Isa Mustafa: Unë do të jem Kryeparlamentar, ne kemi plan edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Isa Mustafa, Kryetar i LDK’së, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Gazetën Express. Ai tregon arsyet që e shtynë të lidh marrëveshje me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn. Pohon se do të jetë Kryetar i Parlamentit dhe i çon selame Hashim Thaçit se nëse tenton të manipulojë në Gjykatën Kushtetutese, në zgjedhje opozita do të hyjë e bashkuar, në një listë zgjedhore dhe do ta mund atë lehtësisht.

Express: Si u arrit të bëhet kjo marrëveshje, një gjë qëështë parë e pamundur deri pak kohë më parë?

Mustafa: Kemi vërejtur të gjithë akterët e opozitës e opozita e ka shumicën e votave. Ne vërejtëm që kemi mundësi të ulemi dhe të merremi vesh. Në emër të realizimit të marrëveshjes kam hequr dorë nga pozita e kryeministrit, edhe vetë edhe atë që ta ketë LDK’ja. E kemi lënë që të jetë Haradinaj. Mendoj që është një marrëveshje e mirë dhe e shtendos situatën dhe e kthen vendin në një rrugë krejt tjetër.

Express: Çfarë përfiton LDK’ja në këtë marrëveshje, kur dihet që posti i Presidentit është i zënë?

Mustafa: Të them të drejtën ne nuk kemi shikuar përfitimet partiake e individuale. Kemi pasur interes që të përfitoj vendi.

Eco Higjiena

Express: Ju ku do të jeni?

Mustafa: Ne do ta do ta marrim pozitën e Kryeparlamentarit. Unë do të kryesoj Kuvendin. Kur të përfundoj mandati i Presidentes, sipas Kushtetutës, ne e gëzojmë të drejtën ta kemi ehe atë pozitë- si LDK, dhe për këtë do të diskutohet. Por, tani është me rëndësi që të bëhet nj qeveri stabile që do të punonte në luftën kundër korrupsionit, integrimet evropiane dhe ri-mëkëmbjen e ekonomisë.

Express: Po bëhet një debat nëse marrëveshja është e mundur të realizohet kjo marrëveshja, pasi që Kushtetuta po interpretohet nga të gjithë. Cili është interpretimi i juaj ligjor se si do të arrihet implementimi?

Mustafa: Neve mendoj që na takon mandatimi i parë, pasi që do ta kemi një grup parlamentar. Së paku me AAK’në. Por, në qoftë se Presidentja prapë ia jep mandatin z. Thaçi që ta formoj Qeverinë neve na takon që ta marrim këtë mandat me rastin e dytë, sipas Kushtetutës, dhe ta themelojmë Qeverinë. Por, në qoftë se dëshirojnë ta politizojnë për arsye të ndryshme, ne nuk heqim dorë dhe mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, dhe ë këtë rast ne do të shkojmë si koalicion i përbashkët- këto subjekte që e kemi nënshkruar këtë marrëveshje. Dhe fitorja është e sigurt. Kthim prapë nuk ka.