United Hospital

Daka: Rezultatet preliminare, të dielën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se ky institucion tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Daka ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për vendin, prandaj iu ka bërë thirrje qytetarëve, që të dalin në zgjedhje dhe të kontribuojnë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Daka ka thënë se rezultatet preliminare nga KQZ-ja do të publikohen në orët e vona të së dielës.

“Po bëhet një muaj prejse KQZ-ja në mënyrë intensive është marrë me përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për një muaj KQZ-ja ka punuar vazhdimisht dhe me gjithë potencialin për të krijuar kushte që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote të mund të realizojnë këtë të drejtë universale”, është shprehur Daka.

Ajo ka shtuar se përveç votuesve të rregullt, të cilët mund ta sjellin votën e tyre në vendvotim, KQZ-ja edhe kësaj radhe ka krijuar mundësi për të votuar edhe personat me nevoja të veçanta.

United Hospital

“Përveç votuesve të rregullt, të cilët mund të hedhin votën e tyre në vendvotim, KQZ-ja edhe kësaj radhe ka krijuar mundësinë për të votuar edhe personat me nevoja të veçanta. Ndërsa, KQZ-ja mbetet ndër vendet e pakta që personave të verbër dhe personave me të pamur të dobësuar u ofron mundësinë për të votuar përmes shabllonëve në alfabetin e Braj-it”, është shprehur ajo.

Daka ka thënë se në këtë proces do të marrin pjesë edhe vëzhgues nga BE-ja, kurse u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin e ta hedhin votën e tyre.

“Në emër të KQZ-s, dua t’ju bëjë thirrje, të gjithë akterëve të këtij procesi zgjedhor që ta kryejnë detyrën e tyre ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe Ligji mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe në këtë mënyrë të mbajnë zgjedhje fer, demokratike, të lira dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Prandaj edhe një herë, nesër më 8 qershor, ndani 5 minuta dhe votoni”, ka deklaruar Daka.

Daka ka thënë se rezultatet preliminare pritet të publikohen në orët e vona të së dielës, derisa ka shtuar se rezultatet për kandidatë mund të marrin pak kohë për shkak të numrit të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë garuar në këto zgjedhje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.