UBT

Medreseja e përçarjeve dhe konflikteve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilli i Bashkësisë Islame nga Presheva, i cili vepron në kuadër të BIPMB-së, ke reaguar menjëherë pas vendimit të Bashkësisë Islame në Serbi për hapjen e paraleles së Medresesë për femra “Gazi Isa Beu”, në Preshevë.

Një vendim i tillë, pas të cilit qëndron Zukurliqi dhe klika e tij e Mexhlisave nga Lugina, nuk sjell tjetër veç sindromit të përçarjeve, shantazheve dhe konflikteve me pasoja të pakrahasueshme në këto hapësire, e që janë të papranueshme për KBI-në e Preshevës dhe më gjerë.

ARKATANA

Medreseja ka ekzistuar edhe më herët në Preshevë, ndaj nuk ka logjike dhe e lejueshme, që me program shqiptar, në tokat (vakëfi) shqiptare e në emër të historisë shqiptare, të hapet një medrese nga Sanxhaku.

Vendimi i Bashkësisë Islame të Serbisë, që në vitin e ri shkollor 2014/2015, në Preshevë, të filloj punën medreseja e femrave “Gazi Isa Beu”, nga Novi Pazari, nuk duhet të kaloj pa jehonë nga Myftiu Naim ef. Tërnava, të cilit i takon në emër të BIK-ut, të reagoj lidhur me këto dukuri negative që po ndodhin në Luginë të Preshevës, në planin fetar, thuhet në reagimin e KBI-të, Preshevës, të nënshkruar nga kryetari i saj Granit Kamberi, njofton jehonaislame.