ARKATANA

Zabeli ka me i apliku vizat për PDK-në

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Avdyl Aliu – Kur të merr uji dhe kur të marrin vërshimet nuk i dihet se ku përfundon. Sot i pash disa të tillë në një fotografi, ata kishin përfunduar te një puset e ujërave të zeza (fekaleve) në Zabelin e Sahit Agës. Prej zjarrit thonë të moçmit mbetet diçk, kurse prej ujit asgjë.

Vendi i fundit në botë ku kishin dashtë me i qit këto vërshime “tre musketarët e PDK-së” është Zabeli.

Shumica e shqetësimeve në botë shkaktohet nga njerëzit që duan të jenë të rëndësishëm. Është për të të ardhur keq se sa shumë e kanë shqetësuar Zabelin këta “tre musketarët e PDK-së” me ardhjen në Zabel dhe me mashtrimet që i kanë bërë këtyre dy banorëve të lagjes me këtë foto sidomos pas publikimit të fotos në portal.

Nën udhëheqjen e këtyre tre musketarëve të PDK-së për 6 vite me radhë lagja e Zabelit nuk e ka përfituar asnjë cent investim, asnjë cent. Për këto 6 vite nuk ka kaluar asnjë ditë të vetme që qytetarët e Zabelit në mënyra të ndryshme nuk kanë kontribuar në mbushjen e buxhetit të Komunës dhe të Kosovës.

Vetëm se në vitin 2012 vendbanimi (fshati) i njërit prej musketarëve në foto ka fituar afër gjysmë milioni investime ndërsa Zabeli për 6 vite zero euro.

Në emër të subvencioneve musketari tjetër nga fotografia në kohën e qeverisjes së tyre ka përfituar në emër të verdhëzës disa herë nga 1000 euro e disa herë tjera nga 500 euro në emër të sajë, në emër të prindit, në emër të motrës e kështu me radhë përderisa rastet e rënda me sëmundje të kancerit nuk kanë përfituar.

Edhe , musketari i tretë nga foto duke qenë vet këshilltarë komunale dhe bashkëshorti i sajë Drejtor në komunë në qeverinë komunale të PDK-së, lëre që nuk kanë bërë asgjë për këtë lagje (edhe pse janë nga Zabeli) por tani edhe bëjnë probleme duke i nxitur të tjerët (fqinjët) për t`i mbyllur rrugët dhe për t`i shtyrë fqinjët e tyre deri në një konflikt të mundshëm.

Prandaj, që të tre këta musketarë nuk kanë mundur të bëhen kurrë zotëri të punës së tyre dhe tash janë bërë hyzmeqarë të dreqit. Edhe ky “interesim“ i tyre për Zabelin i ngjan asaj thënies “Është nisur plaku të bëhet i ri, e gjithë që ka arritur është se ka dalë si fëmijë”.

Fundamenti

Sa i përket shefit të këshilltarëve të LDK-së, dua të i’u rikujtoj se ai ka edhe shumë prona të tjera në Zabel përveç kësaj që e keni përmendur ju, vetëm nëpër tri prona të shefit kalon ky kanalizim dhe shefi nuk e bënë problem këtë punë fare sepse shefi është inicuesi i këtij projekti.

Më duhet me përmend edhe asfaltimin e rrugës kryesore kur e ka bërë LDK-ja pas luftës, trotuari nëpër të cilin sot ecin qytetarët e Zabelit është i një prone tjetër të shefit, edhe murin e ka rrënuar për këtë trotuar dhe këtë rrugë dhe as për tokën e as për rrënimin dhe ndërtimin e murit tjetër nuk ka kërkuar kurrë kompensim prej komunës shefi.

Këto që i përmenda janë “keqpërdorimet” e shefit, dhe duke i ditur këto të “këqija” që i ka bërë shefi qytetarët e Zabelit e kanë “dënuar” edhe një herë me votë, i kanë qitë shumë vota.

Ai i cili nuk din, por nuk din se nuk din, është i rrezikshëm, qëndroni larg tij. Ai i cili nuk din, por din se nuk din, është fëmijë, mësojeni.

Ai i cili din, por nuk din se din, është në gjumë, zgjojeni, Ai i cili din, dhe e din se din, është i mençur, shkoni pas tij.

Në këtë pasuesin e fundit i gjeni tre musketarët dhe shefin, shefi i këshilltarëve të LDK-së shkon me fjalinë e fundit, tri rastet tjera shkojnë me “tre musketarët e PDK-së”.

Avdyl Aliu , Shef i Grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së në Gjilan