Uji Dea

Vetëm ne mundemi

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Vjosa (Osmani) Sadriu – Lidhja Demokratike e Kosovës filloi fushatën për këto zgjedhje parlamentare me moton “Vetëm ne mundemi” për të treguar se së bashku me qytetarët, ne mund t’ia dalim të çrrënjosim dhe largojmë një pushtet që tash e sa vite po sundon dhe shkatërron Kosovën.

Vetëm LDK me qytetarët, mund t’a shpëtojë Kosovën nga degradimi i tejskajshëm në të gjitha fushat e jetës, nga krimi e korrupsioni që janë bërë pjesë e pandashme e institucioneve të udhëhequra nga PDK-ja, si dhe nga varfëria që prekë një numër të madh të qytetarëve tanë. LDK ka njerëzit, ka guximin dhe ka përvojën për ta udhëhequr shtetin në mandatin e ardhshëm, duke riparuar dëmin që PDK ka shkatërruar përgjatë viteve, dhe duke krijuar perspektivë të qartë zhvillimi e punësimi për qytetarët.

Më 8 qershor, duke dhënë votën për Lidhjen Demokratike të Kosovës, qytetarët do të votojnë për veten e tyre, për të ardhmen e tyre, për një të ardhme ku ata nuk do të frikësohen nga njerëzit e pushtetit, nuk do të frikësohen nga trajtimi i pabarabartë, nuk do të frikësohen nga njerëzit që e sundojnë ligjin dhe janë mbi ligjin në vend se të jetë e kundërta. LDK është zotuar se sundimi I ligjit, dhe një drejtësi që zbatohet njëjtë për të gjithë qytetarët, pa ndërhyrje politike, është një ndër shtyllat kryesore të programit të saj. Dhe këtë program, LDK do ta zbatojë me njerëz që ofrojnë jo vetëm ekspertizë, por edhe guxim për t’u ballafaquar me sfidat e mëdha të luftimit të krimit.

Mobi Casa

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, nuk gjeti kurajon të përballet me Kryeministrin e ardhshëm Isa Mustafa, për të ballafaquar programet qeverisëse të të dyja partive, sepse ai e di shumë mirë se nuk ka çfarë të tregojë e ofrojë dhe në një ballafaqim të tillë do t’i hiqeshin maskat dhe do të dëshmoheshin të gjitha premtimet e tij të rrejshme. Një debat i tillë do të dëshmonte edhe njëherë se Kryeministri në largim asnjëherë nuk kishte prioritet interesat e qytetarëve, por vetëm ato individuale e klanore, duke orientuar buxhetin e Kosovës jo në drejtim të zhvillimit të Kosovës por vetëm në drejtim të pasurimit të individëve të caktuar. Por, degradimi i shtetit që është bërë nga kjo qeverisje do të përfundojë për më pak se një javë. Tani kemi filluar së numëruari ditët e fundit të sundimtarëve të Kosovës. Vetëm LDK, së bashku me qytetarët mund t’i jep fund këtij dregradimi dhe ta kthejë shtetin në rrugë të mbarë të zhvillimin.

Me 8 qershor do të përfundojë ky pushtet sundues.
Me 8 qershor përfundon udhëheqja e shtetit nga struktura të lidhura me krimin.
Me 8 qershor përfundon sundimi i fëmijëve të ‘shefave’ mbi institucionet e rendit e ligjit.
Me 8 qershor përfundon shtypja e linçimi publik që PDK u bënë shërbyesve civilë.
Me 8 qershor fillon zhvillimi i madh i Kosovës që do të gjenerojë vende të punës.
Me 8 qershor, dyert tona drejt Evropës më në fund do të hapen.
Me 8 qershor, Misioni i Ri i PDK-së do të jetë Opozita.

(Autorja është anëtare e kryesisë së LDK-së dhe kandidate për deputete. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për Tribuna