Fundamenti

Humbja e zgjedhjeve nuk i rrëzon liderët e partive

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dorëheqja e liderëve të partive politike, në rast të humbjes së zgjedhjeve, sipas analistëve kosovarë do të ishte sinjal i vetëdijesimit të klasës politike në Kosovë. Mirëpo, sipas tyre, drejtuesit e subjekteve politike ende janë larg një vetëdije të tillë.

Analisti Fadil Lepaja, ka thënë për Telegrafin se është vështirë e besueshme që ndonjëri nga liderët e partive politike do ta lëshojë karrigen e kryetarit, në rast të humbjes së zgjedhjeve.

Sipas tij, gjasat më të mëdha janë që partitë t’i nënshtrohen zgjedhje të brendshme. Thotë se do të ketë përpjekje që të ndryshohet strukturat e partive, nga vetë anëtarët.

“Nëse PDK bie nga qeverisja në opozitë, besoj se pozita e kryetarit te saj do të rrezikohet seriozisht. Kjo mund të ndodhë edhe me LDK-në, e cila edhe ashtu është në prag të ndërrimit të gjeneratave. Edhe në PDK edhe në LDK ka një numër liderësh të rinj, të cilët do të mund të ishin konkurrues serioz, përballë liderëve të këtyre partive. Mospërfshirja në qeverisje do t’ i sillte dëme edhe liderëve të tjerë sidomos te “NISMA” dhe AAK. Pak a shumë të gjithë do të përballeshin më probleme të kësaj natyre, me përjashtim të AKR-së dhe Vetëvendosjes. Për të cilat nuk besoj se mund të kontestohet lideri as kësaj radhe”, ka thënë Lepaja për Telegrafin.

ARKATANA

Ndërsa, analisti Behlul Beqaj, mendon se në fund të zgjedhjeve, së paku një lider partiak, duhet të shkojë në histori. Sipas tij, më vështirë do të jetë, nëse në histori shkon lideri që thotë se e ka “bërë historinë e Kosovës”.

Ndërsa, i pyetur se a do të instalohej një standard i ri në moralin politik në Kosovë, nëse, si pasojë e humbjes së zgjedhjeve, do të jepte dorëheqje lideri i ndonjërës nga partitë politike, ai ka thënë se, “Standardi nuk është veprim i një akti, por proces i vetëdijesimit për përgjegjësinë që ka lideri, ngase askush nuk shkon pas humbësit dhe atij që praktikisht sillet në kundërshtim me deklaratat publike”.

Ndryshe, deri më tani, në praktikën e klasës politike kosovare, vetëm një herë ka ndodhur që një lider i një parti politike të japë dorëheqje nga pozita e tij. Kjo ka ndodhur në vitin 2007, kur ish – lideri i Partisë Reformiste ORA, Veton Surroi, si pasojë e humbjes së zgjedhjeve nacionale dhe moskalueshmërisë së pragut zgjedhor, pati dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.