Eko Higjiena

Turniri tradicional i futbollit në Austri

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Në lokalitetin Gänsendorf, rrethina e Vjenës, u mbajt turniri vjetor tradicional i futbollit për nxënës dhe të rritur. Realizimin e pjesës zyrtare të programit e udhëhoqi z.Qani Sulejmani, kryetar i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ndërsa hapjen zyrtare të garave e bëri z.Feta Saiti, kryetar i shoqatës kulturore “Afrim Zhitia”, organizatore e turnirit bashkë me Shoqatën e Prindërve dhe Mësuesve Shqiptarë në Austri.

Turniri i futbollit për nxënës, një provim i suksesshëm talentesh

Z.Lladrovci: ”Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim..” …Vendet e para ekipet Tullni dhe Dukagjini, të mësueses Miradije Berisha-Kabashi.

Në lokalitetin Gänsendorf, rrethina e Vjenës, u mbajt turniri vjetor tradicional i futbollit për nxënës dhe të rritur. Realizimin e pjesës zyrtare të programit e udhëhoqi z.Qani Sulejmani, kryetar i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ndërsa hapjen zyrtare të garave e bëri z.Feta Saiti, kryetar i shoqatës kulturore “Afrim Zhitia”, organizatore e turnirit bashkë me Shoqatën e Prindërve dhe Mësuesve Shqiptarë në Austri.

Ai përshëndeti mysafirët e rastit, shikuesit, nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës. “Mirë se erdhët në këtë turnir dhe suksese në gara. Le të jetë kjo një ditë ku do të luhet futboll dhe krijohen miqësi mes të rinjve”. Turnirin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre z. Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë së Kosovës dhe z.Ymer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Në fjalën e tij z. Lladrovci, mes tjerash, tha: ”Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim. Të gjithë pjesëmarrësit janë fitimtarë, por natyrisht dikujt i takon vendi i parë. Dua ta përshëndes Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri dhe u dëshiroj suksese. Mbështetjen tonë do ta keni në të gjitha format e mundshme”.

Në një ambient të bukur pranveror fusha e futbollit ishte e mbushur me futbollistë të tri niveleve: të ciklit të ulët, ciklit të lartë të shkollës fillore dhe ekipet e të rriturve. Gjelbërimi i derdhur nga penali natyror u zbukurua me veshjet shumëngjyrëshe të nxënësve shqiptarë, të cilët krahas gjuhës së shkollës, mësojnë edhe gjuhën e shenjtë shqipe. Gjuhën e porositur nga të mëdhenjtë Gjergj Fishta, Naim Frashëri e shumë patriotë të tjerë që derdhën gjakun e tyre për shkronjat shqipe. Edhe ky organizim i mrekullueshëm flet për vetëdijen tonë organizative në të mirën e ruajtjes së qenies shqiptare jashtë atdheut, me atdheun në zemër.

Fundamenti

Në gara morën pjesë këto ekipe nga cikli i ulët i fillores me renditje garuese: Tullni 9 pikë; 2.Drenica 4 pikë; 3.Gänserndorfi 2 pikë dhe vendi i katër (4.) Liria me 1 pikë.

Në ciklin e lartë të fillores morën pjesë katër ekipe: 1.Dukagjini 7 pikë; 2.Gostivari 5 pikë; 3. FC Deutsch-Wagrami 4 pikë; 4.FC Strasshof 0 pikë. Në të dy ciklet shkollore vendin e parë e merituan ekipet e mësueses nga Tullni, znj.Miradija Berisha-Kabashi. Kjo tregon një përkushtim në organizimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin e mirë me prindër.

Shoqata “Afrim Zhitia” kishte siguruar medalje dhe kupa për tri vendet e para.

Shpërblimet i ndan mësuesit Osman Ademi, Miradije Berisha, Ibrahim Hasani, Feta Saiti, kryetar i Shoqatës, Halil Jashari nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri etj.

Në mbarëvajtjen e turneut kontribuuan Adnan Tairi, Fikret Shaqiri, Avni Kamberi, Nexhbedin Lleshi, Jetmir Izairi, Zekirja Emrulaj e shumë të tjerë./albinfo/