Eko Higjiena

Doli nga shtypi numri i ri jubilar i revistës “Jehona”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Doli nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, i 100-ti me radhë, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës sonë politike dhe ekonomike.

“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Jehona 100”, në të cilën përshkruhet rrugëtimi 37 vjeçar i kësaj reviste, e cili gjatë vitit 1977 botohej si Fletushkë, më vonë viteve 1882, merr fizionominë e revistë mujore, për të vazhduar pastaj si dyjavore e javore. “Jehona”, ka qenë dhe mbetet mediumi i vetëm i shkruar i pavarur në Luginë të Preshevës, thuhet mes tjerash në komentin redaksional.

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj.

Në rubrikën Aktualitete janë të vijëzuara veprimtaritë rreth hapjes së zyrës së Shoqërisë Civile “Perspektiva”, pastaj ngjarjet kulturore e fetare si dhe përvjetorët kushtuar dëshmorëve të kombit.

Në këtë numër jubilar të revistës “Jehona” me interes për lexuesit është biseda me shkas me ish drejtorin e revistës Skënder Gashi, të publikuar në vitin 1992, pak ditë pas vdekjes së profesorit dhe biseda me shkas me drejtorin aktual të revistës Zaim Haliti, me rastin e botimit të numrit 100-të të kësaj reviste.

FIDANISHTJA

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe shkrime të tjera nga jeta arsimore “Pse na pengojnë sukseset e Dafinës nga Bujanoci?! dhe shkrime te tjera të karakterit kulturor e informativ.

Numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu, reportazhin nga Malësia e Bujanocit dhe zhvillimet e turizmit shqiptar.

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt.

“Jehonën”, mund ta gjeni nëpër Qoshqet e ish “Rilindjes”, në Bujanoc, Preshevë, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe përmes webfaqes: www.jehonapress.com edhe në diasporë.
Me “Jehonën” jeni më afër Kosovës Lindore, kësaj Dege të ndezur të Arbrit! Lexim të këndshëm! “JEHONA”, REVISTA E GJITHË SHQIPTARËVE.