Mobi Casa

Kurti: Krerët e PDK-së në burg, të LDK-së në pension

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë në shtime se me qeverisja e partisë së tij do ta kthejë prodhimin në ekonomi, që t’ia kthejë mirëqenien ekonomisë.“Nuk do të ketë sistem që privatizon e degradon, por po prodhon e zhvillon”, ka thënë Kurti.

Ai tha se kandidatët e LVV-së janë prej të gjitha profileve dhe meqë, sipas tij, fitorja është afër, edhe qeverisja e re e Vetëvendosjes është gati.

“Punësimi në bazë të mbiemrit, me kartelë partie, e në formë klientelizmi me VETËVENDOSJE!-n merr fund, por qeverisja jonë ia kthen popullit punën, e shtetit vlerën”.
Për subjektet e tjera, ai është shprehur se krerët e PDK-së e kanë vendin në burg, kurse ata të LDK-së në pension.

Uji Dea

Kurti ka folur edhe për të drejtat e punëtorëve, mbrojtjen e të cilave e parasheh Alternativa Qeverisëse, por edhe hapjen e një banke publike që do të ndikonte në uljen e kamatave të kredive.

Deputeti i legjislaturës së kaluar, Glauk Konjufca, tha se “ne kemi vetëm një borxh dhe obligim: borxhin ndaj qytetarëve e obligimin ndaj atdheut”.
“Të gjithë ata që po shtiren, të ndershmit e sotëm, janë të korruptuarit e djeshëm, e matrapazët e nesërm. LVV angazhohet për shtet të së drejtës i cili ka munguar shumë deri tash. Do të kemi një gjyqësor të fortë. Çdo shkelësi ligjit do t’i frikësohet drejtësisë”, ka thënë ai duke përmendur edhe zhvillimin ekonomik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.