United Hospital

Shënohet Dita e Fëmijëve dhe “Festa e Abetares”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me aktivitetet të ndryshme, është shënuar sot në Gjilan 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe “Festa e Abetares”.

Fillimisht, nxënësit e shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan i ka pritur në zyrën e tij kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili tha se po punohet në vazhdimësi për të gëzuar fëmijët të drejtat e tyre, që janë të precizuara edhe në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

“Të gjithë fëmijëve të Gjilanit ju uroj 1 qershorin, “Ditën e Fëmijëve” dhe ju them se Komuna e Gjilanit punon vazhdimisht në mënyrë që të drejtat e të gjithë fëmijëve të respektohen. Ju jeni e ardhmja jonë, pasi që nga ju pritet në të ardhmen që dikush të bëhet kryetar komune, dikush mësues, mjek, polic, gjykatës etj. Unë i përgëzoj edhe arsimtarët për punën e madhe që po bëni me nxënësit, për të nxjerrë nesër kuadra cilësore”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Mobi Casa

Fëmijët e klasës së parë, të cilët mbanin pankarta për respektimin e të drejtat e tyre, interaktuan me kryetarin e Komunës, duke bërë disa pyetje me interes, të cilave me kënaqësi iu përgjigj Haziri.

Ndërkohë, me recitime, këngë dhe valle, sot është mbajtur edhe një program nga fëmijët e klasave të para të shkollës fillore “Lagjja e re”, në shënimin e “Festës së Abetares”.
“Të dashur nxënës, prindër, e arsimtarë, sot është nderë i veçantë që jam prezent në shënimin e Festës së Abetares, së bashku me ju. Falë angazhimit të madh të arsimtarëve, stafit të shkollave dhe prindërve, po arsimohen brezat e rinj. Besoj që këta fëmijë janë me fat që i kanë mësuesit e mirë. Këta janë e ardhmja e jonë, dhe shumë shpejt do t’i shohim të diplomuar, të profilizuar në drejtime të ndryshme, të gatshëm për ta udhëhequr shtetin”, tha kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.