Uji Dea

Dorëzohen punëtorët e KEDS-it

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Punëtorët e Korporatës së Distribucionit dhe Furnizimit (KEDS) nuk do të mbajnë grevë për rritjen e pagave, siç kishin paralajmëruar. Kryetari i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Elektrokosovës, Fehmi Pajaziti, thotë se do të presin deri kah mesi i muajit qershor që të arrijnë marrëveshje me menaxhmentin e KEDS-it, ndërsa thekson se pikat tjera të kërkuara edhe përmes protestave janë përmbushur tashmë.

Nuk ka rritje të pagave për punëtorët e KEDS-it. Megjithëkëtë përfaqësuesit e punëtorëve të kësaj kompanie nuk mbajtën grevë, siç kishte paralajmëruar sindikata.

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Elektrokosovës, Fehmi Pajaziti, thotë se gjatë diskutimeve me menaxhmentin e KEDS-it kanë arritur pajtim që të realizohen të gjitha kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës, me përjashtim të çështjes së pagave.

“Për pikën e parë që është ngritja e pagave deri tani nuk kemi marrëveshje, por e kemi lënë të diskutohet si pikë e veçantë, sepse përgjigja e menaxhmentit të KEDS-it është që përderisa të mos e kenë të aprovuar buxhetin nga ana e ZRRE-së nuk mund të hyjë në dialog”, thotë Pajaziti.

ARKATANA

Pajaziti thotë se nuk do të heqin dorë nga rritja e pagave, dhe për këtë ai pohon se do të presin deri kah mesi i qershorit, kur edhe duhet të përfundojë afati i miratimit të tarifave për KEDS-in nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Nëse ka vullnet për rritjen e pagave, punëtorët nuk do të mbajnë grevë, shprehet Pajaziti.

“Në qoftë se ndodhë e kundërta që nuk është vullneti i tyre për ngritjen e pagave të punëtorëve atëherë pa dashjen tonë do të jemi të detyruar të përdorim ligjin mbi grevat dhe jemi kategorikë që të shkohet deri në fund me realizimin e kërkesave të punëtorëve”, sqaron Pajaziti.

Nga ana tjetër zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, thotë se nuk ka rritje të pagave por thekson se në bashkëpunim me sindikatën angazhohen në vazhdimësi që të përmirësojnë kushtet e përgjithshme të punës për të punësuarit në kompani.

“Nuk ka marrëveshje për rritje të pagave në KEDS. Ne kemi treguar arsyet pse një rritje e pagave nuk është e mundshme për momentin dhe ende vazhdojmë të jemi në diskutime me sindikatën e pavarur”, shprehet ai.
Ndryshe, punëtorët e KEDS-it gjatë muajit prill kanë mbajtur disa protesta duke kërkuar ngritjen e pagave për kategori të ndryshme të punëtorëve nga 50 deri në 130 euro. Kërkesa e tyre erdhi pas rritjes së pagave për punëtorët e KEK nga 100 euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.