Shkëlqen Teuta Rugova, të gjithë vrapojnë pas saj
Gjilan – Teuta Rugova vajza e presidentit historik Ibrahim Rugova ka shkëlqyer në tubimin zgjedhor të LDK-së në Gjilan.
Prezenca e Teuta Rugovës në Gjilan ka ngjallur kureshtjen e shumë aktivistëve dhe simpatizantëve të shumtë të cilët dëshironin të bënin foto me të.
Pati edhe të moshuar e me plis që dëshironin të bënin foto me Teutën. Madje shumë aktivist u shprehën hapur se nuk mund të votojnë listën e LDK-së nëse nuk do ta votonin Teuta Rugovën.”Ne kemi jetuar me vite me idealet e Ibrahim Rugovës dhe do të ishte e pandershme që tani mos ta votojmë Teutën. Unë me gëzimin më të madh do ta votojë Teutën” tha një aktivist i LDK-së./rajonipress/


