Fundamenti

Adelina fillon xhirimet e klipit të ri

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Këngëtarja Adelina Berisha e cila para pak kohësh për Tribuna ka treguar se do të vijë me një këngë të re të plotësuar me videoklip, bëhet e ditur se në këtë këngë do të jetë edhe rep artisti Bllasta.

E kësaj këngë tashme ka filluar t`i realizohet edhe videoklipi. Kjo është bërë e ditur përmes faqeve të ndryshme nëpër rrjete sociale, por edhe nga vetë këngëtarja e cila ka postuar foto të ndryshme gjatë xhirimit të klipit.

ARKATANA

Ndërkaq duke u bazuar në fotografit që këngëtarja Berisha i ka postuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, duket se ajo do të vijë shumë e nxehtë dhe me ndryshime në dukje gjë që e bën edhe më të padurueshme pritjen e fansave të saj për këtë risi.