Uji Dea

Kurti thotë se Serbia nuk ka vend në Kosovë kur qeverisë VV-ja

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se ekonomisë së vendit do t’ia shtojë prodhimin, shtetit do t’ia shtojë drejtësinë, dhe shoqërisë do të ja shtojë barazinë, pa dallime sipas prejardhjes, moshës, gjinisë, komunës e komunitetit.

Shteti demokratik thotë se respekton vullnetin, të drejtat dhe interesat e shumicës, pa i shkelë të drejtat dhe nevojat e pakicës.

Shteti republikan për të cilët angazhohet Vetëvendosja sipas Albin Kurtit, nuk do të ketë privilegjin as për serbët as për shqiptarët, as ndonjë komunitet tjetër.

Në Komunën e Shtërpcës, ai deklaron se nuk do të ketë pakicë të privilegjuar, nuk do të ketë struktura të Serbisë në Kosovë me Vetëvendosjen në qeverisje, por do të ketë punësim pensione të dinjitetshme, arsim publik falas, do të ketë sigurime shëndetësore publike sipas modelit gjerman, do të ketë tokë bujqësore, banka për zhvillim e tatim të përshkallëzuar.

FIDANISHTJA

“Ne nuk jemi kundër serbëve por do të jemi gjithmonë kundër Serbisë, sepse vazhdimisht ajo është kundër nesh. Pra, nuk ka vend për shtetin e Serbisë në Republikën e Kosovës, atëherë kur qeverisë Vetëvendosja”, shprehet Kurti.

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes nga kjo komunë, Ali Halimi, thotë se kohë të vështira po vijnë për të korruptuarit, transmeton kosovapress.

Thirrje për të votuar më 8 qershor Lëvizjen Vetëvendosje, dhe Albin Kurtin për kryeministër, në Komunën e Shtërpcës bëri edhe Rexhep Selimi, duke thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e pashmangshme, e domosdoshme, e nevojshme dhe është e lehtë, duke bashkuar të gjithë të mirët, gjithë të pakënaqurit.
© KOHA.net