Jep dorëheqje kryetari i OVL-së Edmond Isufi
Kryetari i deri tanishëm i Organizatës së Veteranëve të Luftës, së ish – UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi në mbledhjen e djeshme të kësaj organizate ka dhënë dorëheqje të parevukusheme para antarëve të saj.
Isufi, dorëheqjen e tij e ka arsyetuar përveç arsyejeve personale dhe ne këto argumente: pikës së pari për mos definimin e pozitës së veteranëve të luftës, 13 vite nga përfundimi i saj, së dyti ishte arsyetimi mos statusit të invalidëve dhe të veteraneve të luftës, së treti, mos gadishëmria e autoriteteve shtetërore për të pranuar regjistrimin e kësaj organizate për shkak të emrit të saj.
Njëkohësisht një shtysë e Isufit për dorëheqjen e tij, pa dyshim është dhe përçarja e ish – ushtarëve por edhe familjeve të dëshmorëve.
Shkak tjetër është edhe përçarja gjithnjë e në rritje të faktorit politik shqiptar e sidomos në komunë të Bujanocit edhe përkundër angazhimit të OVL-së për një unifikim të spektrit politik shqiptar, prijësit politik as një herë nuk e morën parasysh angazhimin e OVL-së për bashkimin e tyre të paktën kur janë interesat madhore shqiptare.
Dhe krejt në fund, Isufi faleminderon të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë kontribuar në zhvillimin dhe ndihmën e kësaj organizate, në veçanti, kisha faleminderuar kryesin e OVL-së për bashkëpunimin mes vete e gjithashtu dhe mediet, që kanë përcjell gjithmonë aktivitetet e OVL-së.
Me këtë rast pasardhësit tim, Afrim Agushit i cili i zgjodh në mbledhjen e fundit nga anatrët e kryesisë si kryetar i OVL-së së UÇPMB-së, i dëshirojë suksese në realizimin e objektivave të parapara në planë.
Kryetar: Edmond ISUFI
Bujanoc: 28/05/2014


