Uji Dea

”Forbes”: Merkel mbetet gruaja më e pushtetshme e botës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Është e katërta herë radhazi që Merkel pozicionohet në majë të klasifikimit të grave më të pushtetshme të botës dhe hera e nëntë në 11 vite.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbetet gruaja më e pushtetshme e botës, e pozicionuar para presidentes së Bankës Qëndrore Amerikane (Fed) Janet Yellen, bazuar në listën vjetore të revistës “Forbes” e publikuar sot.

Është e katërta herë radhazi që Merkel pozicionohet në majë të klasifikimit të grave më të pushtetshme të botës dhe hera e nëntë në 11 vite.
Filantropja Melinda Gates është e treta, në të njëjtin pozicion si vitin e kaluar, presidentja braziliane, Dilma Rusef kalon nga vendi i dytë në të katërtin dhe francezja Christine Lagarde, drejtoreshe e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), fiton dy pozicione, nga i shtati në të pestin.

Hillary Clinron është numri gjashte i kësaj liste vjetore të grave më të pushtetshme të botës, mes 18 grave, mes së cilave radhiten Janet Yellen të cilat janë futur në këtë listë për herë të parë.

FIDANISHTJA

Pronarja e re e “General Motors”, Mary Barra është e shtata, para Michelle Obamës e cila është e teta.

Lista numëron nëntë presidente që përfaqësojnë 641 milionë banorë, 28 drejtoresha ekzekutive dhe 13 miliardere.
Më e reja mbetet këngëtarja ekstentrike Lady Gaga (28 vjeç, e 67 në listë). Më e moshuara është mbretëresha Elisabeth (88 vjeç, e 35-ta).

Të 100 gratë më të pushtetshme të botës (www.forbes.com/power-women) punojnë në fushën e teknologjisë, politikës, biznesit, medias, financës, botës së spektaklit, në organizatat e bamirësisë ose janë miliardere. Pushteti i tyre u përçaktua nga revista “Forbes” në funksion të të ardhurave, të pushtetit mediatik, të impaktit dhe të sferës së influencës./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.