Hidromorava

Isa Mustafa: Shteti është i kapur nga krimi, duhet të çlirohemi

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Isa Mustafa ka thënë se Shteti është kapur nga krimi dhe duhet të ndodh çlirimi nga kriminelët. Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se sot po nis fitorja e madhe e LDK’së e cila do të kurorëzohet më 8 qershor.

“Motoja jonë se vetëm ne mundemi është se vetëm ne do të realizojmë fitoren e demokracisë”, ka thënë Mustafa, kur ka hapur fushatën elektorale.

Mobi Casa

Sipas tij, kjo është dita e fitores së Kosovës dhe është dita e fitores së LDK’së, ka thënë ai.

“Kësaj radhe ju them se LDK ka punuar shumë, LDK ka punuar në të gjitha pjesët e Kosovës, LDK ka përkrahjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.