Hidromorava

Dekriminalizimi shpëton Kosovën

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Kriminalizimi i politikës dhe institucioneve është ndër sfidat më të forta për drejtësinë në Kosovë. Duke marrë si shembull procesin e dekriminalizimit në Shqipëri, i cili ka vënë në pah edhe shumë deputetë me të kaluar kriminale, si dhe disa kryebashkiakë të inkriminuar, analistët politikë dhe ekspertët e sundimit të ligjit dyshojnë se ka mundësi që deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe kryetarë komunash mund të kenë të kaluar kriminale, jo vetëm brenda shtetit, por edhe në Perëndim.

Zyrtarë të shumtë mund të rezultojnë të inkriminuar,shkruan gazeta Kosova Sot.

Kriminalizimi i politikës dhe institucioneve është ndër sfidat më të forta për drejtësinë në Kosovë. Duke marrë si shembull procesin e dekriminalizimit në Shqipëri, i cili ka vënë në pah edhe shumë deputetë me të kaluar kriminale, si dhe disa kryebashkiakë të inkriminuar, analistët politikë dhe ekspertët e sundimit të ligjit dyshojnë se ka mundësi që deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe kryetarë komunash mund të kenë të kaluar kriminale, jo vetëm brenda shtetit, por edhe në Perëndim.

Mbi këtë përvojë është krijuar bindja se po nëse edhe në Kosovë do të bëhej një proces i dekriminalizimit, do të kishte mjaft të tillë që kanë zënë vend në institucionet shtetërore, por që janë dënuar edhe në vendet, ku kanë jetuar para se të kthehen në Kosovë. Kjo është një arsye shtesë pse modeli i dekriminalizimit, që po zbatohet në Shqipëri, duhet të ndodhë pa vonesë edhe në Kosovë.

Analisti politik, Florim Zeqa, konsideron se bazuar në procesin e dekriminalizimit në Shqipëri, i cili ka vënë në pah shumë deputetë me të kaluar kriminale, si dhe disa kryebashkiakë të inkriminuar, ku shumica prej tyre janë me precedentë penalë nëpër vendet evropiane, të paraqitur me emra të tyre apo me emra të tjerë si azilantë, kjo situatë me të drejtë ngreh shqetësime dhe dyshime të shumta.

United Hospital

Politika e zhytur në paligjshmëri

Sipas Zeqës, edhe në Kosovë ka deputetë të Parlamentit të Kosovës, kryetar komunash dhe liderë shtetërorë, që mund të kenë një të kaluar kriminale në shtetet e Perëndimit, kur dihet mirëfilli se disa nga të sipërpërmendurit kanë pasur statusin e azilantit para dhe gjatë periudhës së luftës çlirimtare. “Sikur nesër të fillonte procesi i dekriminalizimit edhe në Kosovë, shumë shpejt do të zbuloheshin precedentët penalë të disa prej bartësve të institucioneve shtetërore, deputetë dhe kryetar komunash të dënuar për hajni, vepra kriminale dhe të tjera në kundërshtim me ligjin në vendet ku kanë jetuar para se të kthehen në Kosovë. Procesi i dekriminalizimit në Kosovë, përveçse do ta pastronte skenën politike kosovare, do t’u jepte fund iluzioneve të “bukura” për pastërtinë e disa prej figurave kyçe në politikë-bërjen kosovare, për të cilët dyshohet për veprimtari korruptive dhe kriminale në Kosovën e pasluftës”, tha Florim Zeqa.

Njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Burjani, konsideron se procesi i dekriminalizimit të shoqërisë kosovare është një proces i domosdoshëm, prandaj sado që mund të vonohet, edhe në Kosovë duhet të ndodhë. “Ka dyshime se njerëz të ndryshëm, të fuqishëm, deputetë dhe ministra dhe ish-zyrtarë të tjerë, të cilët politikën e kanë mbulesë, janë marrë me veprime të paligjshme. Mirëpo, deri më tash autoritetet kosovare nuk kanë kërkuar ekstradim nga vendet e tjera të këtyre personave”, u shpreh Burjani.

Domosdoshmëri, pastrimi i institucioneve

Edhe prof. i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se çështja e dekriminalizimit të institucioneve të Kosovës, si në nivel të komunave, ashtu edhe në nivel qendror, është një ndër problemet më të mëdha që i ka vendi. “Këtu nuk është fjala vetëm për dekriminalizimin e organeve nga njerëzit e inkriminuar në Perëndim, por edhe në vend, para luftës, gjatë dhe pas luftës, deri më sot. Kjo është gjithsesi një punë e rëndë. Ne që tani po e vërejmë sa po kanë vështirësi organet në Shqipëri për zbatimin e këtij procesi. Madje për ta realizuar këtë projekt, atje janë angazhuar edhe institucionet ndërkombëtare, organet e BE-së, Këshilli i Evropës dhe vetë SHBA-të dhe po kanë shumë vështirësi në aprovim të ligjeve dhe natyrisht në zbatimin e tyre”, ka thënë ai. Sipas tij, kjo agjendë e ndërlikuar dhe mjaft sfiduese nevojitet të ndodhë edhe në Kosovë, dhe është e domosdoshme të bëhet. “Nuk do të kemi shërim të politikës as të pushtetit dhe zhvillim pa dekriminalizim rrënjësor të institucioneve dhe të politikës. Dhe që kjo duhet të fillohet dhe bëhet rrënjësisht në politikë, në administratë, në sistemin e drejtësisë, si dhe në polici e në firmat- kompanitë publike dhe shoqërore e shtetërore”, ka potencuar Smaka./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.