“Arbëria” në përkrahje të kandidatëve të PDK-së
Gjilan – Nëndega e XX, Lagjja “Arbëria” është organizuar si gjithmonë në mbështetje të kandidatëve për deputetë të Gjilanit që gjenden në listën zgjedhore të PDK-së. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ish kryetari i PDK-së Izmi Zeka.
I falënderojmë të gjithë qytetarët e lagjes për angazhimin dhe përkrahjen e pa rezervë për fitoren e radhës së PDK-së ka thënë në njoftimin e saj zëdhënësja Mimoza Shkodra Bislimi.
Të gjithë pa dallim e kanë kuptuar se me PDK dhe numrin 58 nënkuptohet “Misioni i Ri” Fondi i punësimit (200, 000 vende të reja pune), vazhdimësi e ngritjes së pagave (25% çdo vit), Autostrada Prishtinë – Bresalc – Gjilan – Përlepnicë – Dheu i Bardhë, shkollim e studime pa-pagesë, investime të reja në infrastrukturë, integrime europiane dhe shumë premtime tjera që kryeministri Thaçi do t`i përmbahet sikurse që ju përmbajt çdo premtimi deri më tani thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/


