United Hospital

Përlepnica mbështet fuqishëm PDK dhe kandidatët e saj nga Gjilani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Banorët e Përlepnicës premtuan që do t`i përkrahin kandidatët e tyre, dhe thanë se edhe kësaj radhe PDK do të del e para në Përlepnicë sikur qysh ka bërë qe 14 vite.

Qytetarët e Përlepnicës sot kanë dhënë mesazhin se ata që shumë vite janë përcaktuar për subjektin që do ta mbështesin dhe nuk janë në mëdyshje as për këto zgjedhje se kënd do ta mbështesin. Mbi 100 aktivistë të shtabit zgjedhor të udhëhequr nga shefi i shtabit Flamur Bajrami ishin në takim.

Në mbledhjen e nëndegës së Përlepnicës morën pjesë edhe dy nga deputetët e kandiduar nga partia më e madhe në vend Salihe Mustafa dhe Zenun Pajaziti, ndërsa të tjerët kandidat për shkak të angazhimeve nuk mund te ishin prezent.

Salihe Mustafa përshëndeti pjesëmarrjen masovike të aktivistëve të PDK-së për mbështetjen e madhe që i kanë bërë gjithmonë PDK-së, dhe tha se me këtë masovitet po e vulosni fitoren e misionit të ri.

United Hospital

Mustafa ka folur për “Misionin e Ri” dhe i ftoi që ta përkrahin Partinë Demokratike që të del bindshëm e para në vend.

Ndërsa Zenun Pajaziti tha se Përlepnica ka pasur veprimtar gjithmonë dhe është drejtuar gjithmonë në rrugën e drejt së pari drejt çlirimit të Kosovës e pastaj duke e përkrahur formimin e shtetit.

Banorët e Përlepnicës premtuan që do t`i përkrahin kandidatët e tyre, dhe thanë se edhe kësaj radhe PDK do të del e para në Përlepnicë sikur qysh ka bërë qe 14 vite./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.