Uji Dea

Vetëvendosje premton bashkimin e Mitrovicës, por jo edhe atë kombëtar

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Krerët e Lëvizja Vetëvendosje janë zotuar se me ardhjen e tyre në pushtet do ta arrijnë bashkimin e Mitrovicës.

Këto komente udhëheqësit e “Vetëvendosjes”, i bën sot në një konferencë për media të cilët deklaruan se Mitrovica do të shndërrhet në një komunë të vetme dhe nuk do të ketë më ndarje Veri apo Jug.

Po ashtu Lëvizja Vetëvendosje synon bashkimin kombëtar, por liderët e Vetëvendosjes, nuk garantojnë nëse një gjë e tillë do të ndodhë brenda një mandati qeverisës.

FIDANISHTJA

Albin Kurti, lideri i “Vetëvendosjes”, ka vlerësuar se Mitrovica ka paguar çmimin për pavarësinë e vendit.

Ndërkaq Glauk Konjufca , ka deklaruar se politika e të gjitha partive tjera ka qenë ndarja e Mitrovicës dhe se sipas tij, qeverisja në largim nuk ka mundur të heq,siç u shpreh ai, as edhe një traktor me ‘zall’ në veri.

Krerët e kësaj lëvizje kanë premtuar se me ardhjen e tyre në pushtet do t’i kthejnë të gjithë shqiptarët e shpërngulur në veri të vendit./rajonipress/