Fundamenti

Dritës mbijetesa, Trepçës barazhi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drita e ka siguruar mbijetesën, kurse Trepça është e sigurt se do të luaj në ndeshjen e barazhit, me të tretin në Ligën e Parë dhe aty do të vendoset se kush do të garojë në Superligë. Drita – Trepça 3:1 (0:0). Shënues: Shqipërim Kelmendi 57’, 70’, Alban Rexhepi 83’ – Gëzim Syla 90’.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 200. Gjyqtarë: T. Maloku, B. Morina, E. Zeqiri, I. Kelmendi. Shënues: Shqipërim Kelmendi 57’, 70’, Alban Rexhepi 83’ – Gëzim Syla 90’. Kartoni i verdhë; Rama.

Drita: Latifi, Islami, Bërbatovci (Rexhepi), Hasani, Limani, Tusuni, B. Shabani, Kelmendi, Ajdari (Rashiti), Xh, Shabani, Gashi (Sejdiu). Trajner: Bekim Isufi.

Trepça: Imeri (Ibrahimi), Rashica (Neziri), Rama, Llapashtica, Istrefi, Syla, Aliu, Krasniqi (Binovci), Sejdiu, Babaj, Behrami. Trajner: Emin Ajvazi.

Drita e ka siguruar mbijetesën, kurse Trepça është e sigurt se do të luaj në ndeshjen e barazhit, me të tretin në Ligën e Parë dhe aty do të vendoset se kush do të garojë në Superligë. Në një pjesë të parë pa gola, por me plot raste, vendasit nuk janë treguar efikas, ngase kanë huqur disa gola të sigurt. Gjuajtjen e Gashit në minutën 15 e priti portieri mysafirë, Xh. Shabani në minutën 32 gjuajti mbi portë, e pak para fundit të pjesës së parë Kelmendi gjuajti për pak jashtë pingules së djathtë.

ARKATANA

Në pjesën e dytë janë parë katër gola. Që në minutën 57, Gashi veproi mirë e shërbeu Kelmendin e ky me të brendshmen e qëlloi anën e majtë të pambrojtur. Kelmendi ka shënuar edhe në minutën 70, kur ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes mysafire dhe ia ka dalë që të parabolojë portierin mysafir. Në minutën 83, Limani e gjeti zëvendësuesin Rexhepi e ky me urti e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portierit mysafir Ibrahimi. Kur po pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, Babaj nga e djathta shërbeu në brendi e nga afërsia Syla e futi topin në rrjetë.

Thanë pas ndeshjes:

Shqipërim Kelmendi, golashënues i dyfishtë: “Fitorja e jonë ishte e merituar dhe me këtë e siguruam mbijetesën. Jam i lumtur që shënova dy herë dhe për mua ishte ky një stinor shumë i mirë, ngase shënova edhe në ndeshjet e kaluara”.

Emin Ajvazi, kryetrajner i Trepçës: “Ishte fitore e merituar e Dritës. Në ekipin tonë pati shumë mungesa, andaj mu desh të luaj me lojtarë të rinj. Lus kryesinë që të angazhohet dhe që në ndeshjen e barazhit së paku të luajmë mirë e t’i ikim më te keqes. Nuk e dëshiroj Llapin në ndeshjen e barazhit, ngase edhe vetë jam llapjan dhe aty kam kaluar jetën, por siç duket nuk do të mund t’i ik kësaj. Dritës i uroj mbijetesën”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.