FIDANISHTJA

Haradinaj: Thaçi duhet të ikë, që Berlini të na i hap dyert!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deklarata e deputetit gjerman, Michael Brand, i cili ka thënë se ata që në Kosovë e mbështesin krimin dhe korrupsionin do të vazhdojnë t’i kenë dyert e mbyllura në Evropë, ka reaguar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se deklarata e deputetit gjerman duhet të jetë tregues i qartë se Qeveria e Kosovës duhet të ikë nga pushteti.

“Debati dhe sidomos deklarata e djeshme e Deputetit gjerman nga radhët e CDU-së, Michael Brand i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Komision ky i cili në Bundestag ka ndikim të madh, për Qeverinë e Kosovës është edhe një shenjë alarmi për gjendjen në të cilën vendi po kalon. Dhe paraqet një ftesë për ndryshimin që vendit i duhet”, ka shkruar ai.

Hidromorava

Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Kosova ka nevojë jetike për një shtet dhe komb mik siç është Gjermania, ndërsa ka theksuar se me qeverisjen e deritashme Kosovës edhe më tej do t’i mbyllen dyert nga ky vend aleat që ka bërë kaq shumë për vendin tonë.

“Prandaj na duhet ndryshim, DREJTIM I RI”, përfundon postimi i liderit të AAK-së, Haradinaj.