United Hospital

Fatmir Arifi: Sejdullah Kadriu po manipulon me publikun

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ditët e fundit në emër të Lëvizjes Vatra kanë qarkulluar dy publikime në media me adresë të ish Kryetarit z Sejdulla Kadriu. Për të hequr këtë mjegull, në emër të kryesisë së Lëvizjes Vatra dhe në cilësinë e Kryetarit të saj, do t`i japë disa sqarime, për opinionin e gjerë thotë Fatmir Arifi.

Shkaku i disa personave të pakënaqur të Lëvizjes Vatra, e që sot janë bashkëpunëtorë të zotit Kadriu, kanë nxitur mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm ka saqruar fillimisht Fatmir Arifi.

Pas përgatitjes së punimeve, më 27 prill 2014 në Gjilan, është mbajtur Kuvendi i Përgjithshëm. Në këtë kuvend është votuar për 51 anëtarë të Këshillit Drejtues. Për hir të opinionit të gjerë po e publikojmë edhe faksimilin e procesverbalit, në të cilën është nënshkruar edhe vet ish kryetari z Sejdulla Kadriu ka sqaruar Arifi.

Së dyti, më datë 10 Maj 2014, kryesia e Punës ka ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues për të zgjedhur kryesin e re të Lëvizjes Vatra. Këshilli Drejtues ka votuar për 21 anëtarë të Kryesisë të Lëvizjes Vatra. Ne po ju ofrojmë listën nga procesverbali I këtij takimi:

Eco Higjiena

Për hir të opinionit të gjerë, këtu filloi obstruksioni i ish Kryetarit z. Sejdulla Kadriu, i cili kur e kuptoi se humbi shumicën në kryesi, bëri disa lëvizje për të dëmtuar procesin normal zgjedhorë të Lëvizjes Vatra.

Së katërti, me vendim të kryesisë së punës, më datë 15 Maj 2014, në Gjilan ftohet kryesia e re në përbërje prej 21 anëtarëve të zgjedhur nga Këshilli Drejtues për ta zgjedhur Kryetarin e Lëvizjes Vatra. Këtë mbledhje, Kadriu nga frika e humbjes dhe e urdhërdhënësve të tij, e bojkoton. Ne po japim këtu dhe faksimilin e tretë nga procesverbali i mbledhjes së Kryesisë.

Së fundi, veprimet e grupit të vocërr të z. Kadriu në pamje të parë duket se e kanë dëmtuar Lëvizjen Vatra, por në fakt e kanë forcuar edhe më shumë udhëheqjen e re të Vatrës. Tani e tutje, çdo paraqitje e z Kadriu në emër të Lëvizjes Vatra, ne jemi të detyruar të flasim pa pardon.

Gjithashtu ne i garantojmë opinionit të gjerë besnikërinë për vizionin dhe qëllimet e Lëvizjes Vatra, për të ndërkombëtarizuar çështjen e komunave shqiptare nën Serbi, të njohura ndryshe edhe si Lugina e Preshevës thuhet në reagimin e Fatmir Arifit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.