ARKATANA

Ramadani: Do ta udhëheqim Qeverinë ​

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sekretari i përgjithshëm i AAK’së Burim Ramadani, ka shprehur optimizëm se kjo parti pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 8 qershor, do ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me PDK’në e cila sipas tij, do të dalë në opozitë.

Eco Higjiena

Në këtë kontekst, Ramadani ka thënë se AAK me LDK’në, ka një traditë të mirë të bashkëpunimit.

“Në bindjen time, me LDK’në kemi traditë të mirë të bashkëpunimit dhe të bashkëqeverisjes. Kjo ka ndodhur saktësisht dhjetë vjet më parë, kur kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë marrëveshje me presidentin Ibrahim Rugova. Kjo duhet të përsëritet tash pas dhjetë vitesh”, ka thënë Ramadani për Epokën e Re.