Rreth 5 milion dinarë vlera e ndihmave nga Medvegja për zonat e përmbytura
Medvegjë – Kontigjenti i ndihmave të mbledhura në Medvegjë që nëpërmes Kryqit të Kuq i janë dërguar zonave të përmbytura në Serbi kap vlerën prej rreth 5 milion dinarë, ka bërë të ditur kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq.
Sipas kryetarit Drashkoviq, Kuvendi Komunal i Medvegjës do të ndajë 200.000 dinarë nga buxheti për të ndihmuar zonat e përmbytura ndërsa Këshilli Komunal në takimin e mbajtur sot në të cilin është miratuar rekomandimi i Shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme ka hequr dorë nga meditjet në vlerë prej 3.500 dinarë për t’i dhuruar të njëjtat në formë të ndihmës financiare. Edhe zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës, Florim Sahiti ka dhuruar 30.000 dinarë mjete personale për të ndihmuar më të rrezikuarit.
Bëhet e ditur se shkollat të cilat nuk furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit do të përfitojnë nga 50.000 dinarë për të blerë ujë të pijshëm. (redaksia mepress.info)


