Mavraj largohet nga Greuther Furthi
Mërgim Mavraj nuk do të jetë më pjesë e Greuther Furthit. Një njoftim të tillë e dha vetë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, nuk do të jetë më pjesë e Greuther Furthit.
Kosovari ka vendosur të largohet nga skuadra e cila sot e zhvillon takimin e dytë të barazhit ndaj Hamburgut për inkuadrim në Bundesligë.
“Ndeshja e fundit me këtë fanellë. Pra, një ndeshje për të mos e harruar kurrë. E lus Allahun për mbështetje”, shkroi në profilin e tij në ‘Facebook’, Mavraj.
Ky i fundit nuk e zbuloi emrin e skuadrës së tij të re, mirëpo kohë më parë mediat italiane e gjermane kanë njoftuar për interesimin e Lazios dhe Kolnit për shërbimet e tij.


