Në Preshevë, përurohen dy libra
Në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës, në organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve nga Lugina “Feniks”, u bë përurimi i romanit: “Rruga pa adresë” të shkrimtarit nga Samolica e Bujanocit Mustafë Ismaili, me punë të përkohshme në Kanadë dhe libri me poezi: “Shëtis me erën”, të autores nga Rahovica e Preshevës, Jalldëze Kasum Arifi.Salla ishte e mbushur përplot me adhurues të fjalës së shkruar, si dhe mysafirë nga Maqedonia.
Për rëndësinë e këtyre dy librave folën drejtuesit e Shoqatës së Shkrimtarëve nga Lugina.
Në këtë eveniment të lartë kulturor merrnin pjesë edhe përfaqësues nga Shoqëria Civile e Luginës së Preshevës, njofton jehonapress.

