Uji Dea

Fletëvotimet shtypen jashtë, kushtojnë 180 mijë euro

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mbi 1.7 milionë fletëvotime pritet të shtypen për zgjedhjet e 8 qershorit. Organizatorët e zgjedhjeve edhe kësaj radhe kanë vendosur që këtë punë t’ia besojnë një kompanie sllovene.

Organizatorët e zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit edhe kësaj radhe kanë anashkaluar operatorët vendorë, duke kontraktuar ata të jashtëm – shkruan gazeta Tribuna.

Mirëpo, ky veprim është bërë vetëm për materiale të ndjeshme, ndërsa kompanitë kosovare janë të angazhuara sidomos në pjesën që ka të bëjë me informimin publik.

Mobi Casa

Ajo që llogaritet si pjesa më e ndjeshme është fletëvotimi, ndërsa shtypja e tyre do të bëhet sërish në Slloveni, konkretisht nga kompania ‘Cetis’, me seli në Celje, e cila ka bërë shtypjen e fletëvotimeve edhe në zgjedhjet e kaluara lokale.

/Tribuna