Hidromorava

Arifi vëzhgonë situatën në teren, gjendja vlerësohet stabile

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunë ssë Buajnocit Nagip Arifi i cili njëherit është edhe komandant i shtabit për situata të jashtëzakonshme, me rastin e të reshurave të shiut që kanë mbretëruar kohëve të fundit në vendin tonë.

Kryetari Arifi ka vëzhguar gjendjen e lumit në fshatin Tërrnoc, Lumin Morava në fshatin Lluçan, kanalin e jasanackit dhe urën e moravës jugore në drejtim të Jugokopit e cila kohë më parë është dëmtuar seriozisht.

Në disa vende në Sërbi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme ndoshta parashikohet që Qeveria e Sërbisë të shpall gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e Serbisë.

Eco Higjiena

Ndërkaq sa i përket situatës në komunën e Bujanocit është nën kontroll, me përjashtim dëmtimit të urës që lidh qytetin e Bujanocit me disa fshatra për rreth, tha kryetari Arifi, komandant i shtabit për situata të jashtëzakonshme. Arifi më tej shtoi se, nëse do të vazhdojnë të reshura me intensitet më të lartë është e njoftuar edhe Ndërmarrja Publike Direksioni për Ndërtim dhe ndërmarrja publike Komunalia, të cilat janë në gjendje gadishmëri.

Gjatë ditës së sotme gjithashtu shtabi për situata të jashtëzakonshme të cilin e kryeson kryetari i Komunës Nagip Arifi kanë mbajtur një mbledhje ku është shqyrtuar situata aktuale pas reshjve të pandërprera të shiut në Komunën e Bujanocit, ku kontaktet me kryetarët e Bashkësive Lokale janë të rregullta me qëllim që situate në teren të jetë nën vezhgim të pandërprerë./BujanociNet/