ARKATANA

AKR në Gjilan cakton kandidatët për deputet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në takimin e mbrëmshëm të Kryesisë së AKR-së dega në Gjilan, u dhanë propozimet e kandidatëve të cilat u votuan unanimisht, e ata janë: Agim Rexhepi jurist, kryesues i trupit koordinues i degës në Gjilan, Ismet Hajdini doktor i Stomatologjisë, këshilltar komunal dhe anëtarë i trupit koordinues në kryesi, Tefik Ibrahimi, jurist, anëtar i trupit koordinues në kryesinë e degës, dhe ish këshilltar komunal, Ilir Morina anëtar i trupit koordinues në kryesi, Izeir Hyda, anëtarë i kryesisë së degës, dhe Merita Hyseni vijon studimet për master në ekonomi, anëtare e kryesisë dhe anëtare e këshillit të përgjithshëm të AKR-së.

Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan i ka përzgjedhur emrat e kandidatëve të mundshëm për listën e deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, që i propozohen AKR-së në Qendër, që të përpilohet pastaj lista e përgjithshme me kandidatët për deputet, me të cilën subjekti ynë politik do të garojë në zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen me 8 qershor.

Në takimin e mbrëmshëm të Kryesisë së AKR-së dega në Gjilan, u dhanë propozimet e kandidatëve të cilat u votuan unanimisht, e ata janë: Agim Rexhepi jurist, kryesues i trupit koordinues i degës në Gjilan, Ismet Hajdini doktor i Stomatologjisë, këshilltar komunal dhe anëtarë i trupit koordinues në kryesi, Tefik Ibrahim, jurist , anëtar i trupit koordinues në kryesinë e degës, dhe ish këshilltar komunal, Ilir Morina anëtar i trupit koordinues në kryesi, Izeir Hyda, anëtarë i kryesisë së degës, dhe Merita Hyseni vijon studimet për master në ekonomi, anëtare e kryesisë dhe anëtare e këshillit të përgjithshëm të AKR-së.

Eco Higjiena

Kryesia e AKR-së në Gjilan pret që emrat e propozuar në nivel qendrorë ku do të përpilohet lista me të gjithë kandidaturat përfundimtare të merren parasysh kandidatët e propozuar për përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Agim Rexhepi kryetar i degës së AKR-së në Gjilan tha se lisat është premtuese dhe shpreson që AKR në Gjilan të kthejë shpresat e qytetarëve për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale program ky ekskluziv i AKR-së dhe presidentit Pacolli. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: