Eko Higjiena

Komuna e Bujanocit në gjendje gadishmërie për situata të jashtëzakonshme nga vërshimet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mediumet elektronike serbe njoftojnë për gjendje të rëndë në 11 komuna të Serbisë shkaku i vërshimeve nga të reshurat atmosferike ditëve të fundit.

Raportohet për rrugë e ura të dëmtuara rëndë, për shtëpi të vërshuara, si dhe dëme mjaft të mëdha në sipërfaqet e mbjella. Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 11 komuna në Sëerbi.

ARKATANA

Vërshimet kanë shkaktuar dëme më të mëdha në pjesën lindore e juglindore të Sërbisë, por edhe në Sërbinë qendrore ndërsa në komunën e Bujanocit është gjendje stabile dhe nuk ka nevojë për panik pasi që komuna e Bujanocit është e pregaditur edhe për fatkeqësit natyrore, me aq sa ka mundësi, ka thënë kryetari i komunës Nagip Arifi.

Edhe pse sipas sinoptike mot i ngjajshëm është paraparë deri në fund të javës në komunë tonë qytetarët nuk duhet të shqetësohen, pasi që ndërmarrjet kompetente së bashku me shtabin për situata të jashtëzakonshme dhe pushtetin lokal janë në gjendje gadishmërire të i dalin në ndihmë në rast nevoje./BujanociNet/