Shqiptarët e Medvegjës kërkojnë ndihmën e policisë
Medvegjë – Kuvendi Komunal i Medvegjës sot i ka dërguar shkresë zyrtare Stacionit policor në Medvegjë lidhur me problemet e denoncuara të qytetarëve për të cilat kërkohet sqarim dhe zgjidhje e menjëhershme, ka bërë të ditur zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal, Fehmi Beha.
Sipas Behës, arsyja pse shkresa i është dërguar stacionit policor në Medvegjë është se të gjitha ankesat e qytetarëve adresuar KK Medvegjë ndërlidhen me këtë insitucion, ndërsa deri më tani asnjë nga ato nuk është zgjidhur.
“Ne presim pergjigje nga stacioni policor Medvegjë. Pa marrë parasysh se çfarë do të jetë përgjigja ne do të vazhdojmë me kërkesat tona deri në zgjidhjen definitive të problemeve. E dimë se brengat e qytetarëve janë të mëdha mirëpo duhet të kemi durim sepse problemet janë të ndërlikuara, të grumbulluara dhe nuk është aq lehtë të zgjidhen. Ne do të përpiqemi që ato të zgjidhen sa më shpejtë dhe për këtë do të përdorim të gjitha mjetet demokratike”, tha Beha. (mepress.info)

