Eko Higjiena

Sadiku merr ‘JO’, shpresa për kapitenin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Albert Bunjaku ka quar në 19 numrin e lojtarëve të cilët i ka të sigurt për dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë dhe Senegalit. Përzgjedhësi i Kosovës, që të hënën ateroi në Kosovë, ende nuk i ka humbur shpresat që tifozët kosovar ta shohin sërish kapitenin e tyre, Anel Rashkaj në fushë. Madje, lojtarin e Sandnes Ulfit të Norvegjisë, Bunjaku po e kërkon vetëm për ndeshjen e parë, derisa për atë ndaj Senegalit, po e kërkon me ngulm mbrojtësin e të njëjtit klub, Avni Pepa.

Lojtarët nuk po lejohen nga klubi i tyre të përfaqësojnë Kosovën më 21 e 25 maj, pasi në këto data kanë ndeshje me skuadrën e tyre. “Te Aneli ka një farë shansi që të vijë në njërën prej ndeshjeve. Kam kërkuar nga klubi i tyre, që njërin të ma lirojë për ndeshjen me Turqinë, e tjetrin për me Senegalin. Atyre nuk po u ec mirë me rezultate, prandaj kjo e bënë të vështirë ardhjen e tyre”, u shpreh Bunjaku për Arenën.

FIDANISHTJA

Mbrojtësi i Helsinborgut, Loret Sadiku, është i fundit që ka marrë ‘JO’-n e klubit të tij. Mirëpo, edhe nga ai, Bunjaku nuk ka hequr dorë. “Klubi ka thënë jo, po ka ende gjasa. Ndoshta e lirojnë. Ekziston një mundësi e vogël mes agjentit të tij dhe klubit. Meqenëse është lënduar Ardian Gashi, Sadiku po e zëvendëson atë në mesfushë. Gjithçka do të dihet në dy-tri ditët e ardhshme”, theksoi përzgjedhësi…(Tribuna – Arena).