United Hospital

Daka: Afati i shkurtër, rrezik për lëshime në procesin e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se është hera e parë që zgjedhjet në Kosovë duhet të organizohen në një afat prej 31 ditësh. Sipas saj, ky afat është vetvetiu sfidues.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Daka megjithatë thekson se procesi nuk është i rrezikuar dhe se mbarëvajtja e zgjedhjeve nuk kushtëzohet nga ligjet, por nga veprimet e pjesëmarrësve në to.

ARKATANA

“Nuk mund të them që procesi do të jetë i rrezikuar. Procesi do të organizohet. Mirëpo, mund të na ndodhë që për afate shumë të shkurta të bëjmë ndonjë lëshim. Tekefundit edhe ne që organizojmë zgjedhjet jemi njerëz dhe mund të na ndodhë që për shkak të afateve shumë të shkurtra, ndonjë çështje të na rrëshqasë. Megjithatë, procesi do të organizohet. Ndoshta, do të kemi pak probleme, por nuk besoj që procesi mund të rrezikohet në tërësi”, ka thënë ajo, ndërsa shton se do të kërkohet edhe ndihma e OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës. /VOA/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.