ARKATANA

Haziri: Jemi krenar me sukseset e KV “Drita”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në takim kampionin e Kupës së Kosovës, Klubin e Volejbollit “Drita” (kategoria e femrave), të cilave u ka uruar për këtë fitore duke i motivuar ato të vazhdojnë edhe me suksese të tjera, në nivel vendi por më gjerë.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se volejbollistet femra të KV “Drita”, me kushte minimale kanë fituar maksimumin dhe sot keni në duart tuaja Kupën e Kosovës ndërsa Gjilanit i keni kthyer krenarin.

“Me kushte minimale keni fituar maksimumin në garën kundër ekipit nga Ferizaji. Kupa e Kosovës është krenari, jo vetëm e juaja por e gjithë Komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të saj. Për këtë sukses tuajin ne do të ndajmë një grant simbolik. Poashtu do t’u mbështesim edhe në garën e Play off, me logjistikë por sipas mundësive edhe me buxhet. Ju keni kthyer kampionin në Gjilan të cilin ne për pesë vite me radhë e kishim vite më parë”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri.

UBT

Ndërsa trajneri i KV “Drita”, Lorik Ilazi, ka thënë se pas 15 vjetëve ne falë angazhimit shumë të madh të vajzave, kemi sjell kupën e Kosovës në Gjilan. Gjilani para 15 vitesh ishte pesë vjet radhazi kampione e Kosovës. Ne do të punojmë shumë që në garën e play off-it të dalim përsëri fitues. Për këtë sukses që kemi arritur ne një meritë shumë e madhe është edhe e juaja.

U.D. i drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, ka thënë se drejtoria është në funksion të sportit. “Gjithçka është në funksion tuajin. Në aspektin logjistik por edhe aspektin financiar do të bëjmë gjithçka që është e mundur”, tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.