UBT

LDK-ja në Kamenicë zyrtarizon Shaip Surdullin kandidat për deputet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Dega e LDK-së në një takim me kryetar të nëndegëve unanimisht ka vendosur që kandidat për deputet nga Dega e LDK-së të propozohet kryetari i Degës së LDK-së, Shaip Surdulli.

Dega e LDK-së në Kamenicë, në takimin e së dielës ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit 2014, raporton rajonipress.

Në këtë mbledhje të kryesisë së Degës së LDK-së me kryetar të nëndegëve unanimisht u vendos që kandidat për deputet nga Dega e LDK-së të propozohet kryetari i Degës së LDK-së, Shaip Surdulli.

Eco Higjiena

Kryetari Shaip Surdulli falënderoi strukturat e degës për besimin e dhënë dhe tha se beson fuqishëm se LDK-ja në Kamenicë do të jetë partia e parë sikurse që beson se do të jetë në nivel të Kosovës.

“Me fitoren e LDK-së do të fitoj më së shumti Kosova sepse LDK-ja do t`i ofroj Kosovës një qeverisje stabile e cila do të punon për të mirën e Kosovës e po ashtu do të kthehet vëmendja edhe nga Anamorava e cila nga kjo qeveri në ikje është lënë pasdore” ka thënë Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj: