Eko Higjiena

Lirohet Fisnik Ibrahimi, në vend të tij caktohet Enver Haziri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të dielën është mbajtur mbledhja e kryesisë së Forumit Rinore të Lëvizjes”Vatra”. Në këtë takim është aprovuar lirimi nga detyra e kryetarit të deritanishëm të Lëvizjes Rinore “Vatra” Fisnik Ibrahimi, derisa në vend të tij është emëruar Enver Haziri.

Kryesia e ka çmuar lartë angazhimin e Fisnik Ibrahimit në periudhën sa drejtoi Rininë e “Vatrës”. Kryesia e Lëvizjes Rinore “Vatra”, gjithashtu emëroi Enver Hazirin në pozitën e kryetarit të rinisë deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

Uji Dea

Ibrahimi ka thënë se po lirohet nga kjo detyrë për arsye se kryesia qendrore e ka angazhuar në detyra të reja në Lëvizjes ”Vatra”./rajonipress/