Mobi Casa

Fatmires ia do me mbiemrin e burrit, shënon tre gola

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Fatmire Alushi ka arritur të shënojë tre gola për Gjermaninë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës te femrat. Gjermani triumfoi 9:1 ndaj Sllovakisë.

Fatmire Bajramaj ka shkëlqyer me mbiemrin e saj të ri, Alushi. Bashkëshortja e anëtarit të Përfaqësuese së Kosovës, Enis Alushi, pati një top-paraqitje me Përfaqësuesen e femrave të Gjermanisë.

Fatmirja arriti të realizojë plot tre gola në fitoren bindëse 9:1 që Gjermani e shënoi ndaj Sllovakisë.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës te femrat, teksa ndeshja u zhvillua në Gjermani.

Uji Dea

Alushi golat e saj i realizoi në minutat 2, 35 dhe 70-të, teksa gjashtë minuta pa përfunduar takimi u ndëshkua me karton të verdhë.

Me këtë fitore, Gjermania tani ka 24 pikë në Grupin 1, duke fituar të gjitha tetë ndeshjet.

Pjesë e këtyre kualifikimeve është edhe Kombëtarja e Shqipërisë, mirëpo kjo e fundit ka shënuar vetëm një fitore dhe mban pozitën e pestë në Grupin 5.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.