United Hospital

Haziri uron sportistet nga Gjilani për trofeun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar Klubin e Volejbollit “Drita” – femrat, për vendin e parë të marrë në garat e organizuara në nivel vendi, trofe i cili është vlerësuar duke inkurajuar që të vazhdohet edhe më tutje.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se sukseset e KV “Drita” – femrat, janë suksese jo vetëm të klubit dhe sportisteve, por janë suksese të të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Hidromorava

“Ju uroj së pari juve sportisteve dhe klubin për sukseset e arritura me rangimin tuaj në vendin e parë në kategorinë e femrave në nivel vendi, duke ndarë së bashku me ju gëzimin për këtë fitore. Si kryetar Komune dhe si dashamir i madh i sportit, kulturës dhe artit, konfirmoj edhe në këtë rast, se do të angazhohem çdo herë për të mirën e sportit dhe sportistëve. Mbështetja ime nuk do të mungoj asnjëherë, jo vetëm për këtë klub por për të gjitha klubet që ka Gjilani. Jemi një qytet që kemi sportist të shumtë dhe të talentuar, si në aspektin e ekipeve sportive profesionale poashtu edhe në atë të garimit individual në sport”, ka thënë kryetari Haziri, duke shtuar se për talentin sportiv që ka Gjilani kjo është një fitore e merituar me mund, porse si kryetar pres edhe më shumë nga sporti, të njëjtën gjë e presin edhe qytetarët. Presim të gjithë edhe fitore të tjera nga KV “Drita” – femrat dhe klubet tjera.“Sukseset janë falë angazhimit tuaj, por krenaria është e përbashkët e të gjithë Gjilanasve”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.