UBT

“Rriten në Zvicër dhe shkojnë të luftojnë në Siri”

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Shkrim i botuar në gazetën javore frankofone ” Le Matin Dimanche”.Xhihadistët e nisur nga Zvicra përshkruajnë çdo ditë në Facebook “luftën e shenjtë” që bëjnë në Siri. Shumica janë fëmijë të emigrantëve nga Ballkani, të cilët kanë ndjekur shkollën në Zvicër përpara se t’u bashkohen grupeve ekstremiste.

Për foton e profilit të tij në Facebook djaloshi për të cilin do të flasim ka zgjedhur një foto, ku ai paraqitet duke tundur një flamur. Flamuri në fjalë është simbol i një milicie që edhe Al – Kaida e vlerëson sikur të jetë e paskrupullt: Shteti Islamik në Irak dhe në Levant (EIIL). Faqja e këtij facebook-u i takon pra Bekimit*, një i ri, i cili duket sikur të ishte zviceran dhe që flet frëngjisht. Ai është një nga pesëmbëdhjetë personat që janë nisur nga Zvicra për t’u bashkëngjitur grupeve të armatosura islamike në Siri.

“Lufta e shenjtë”, të cilën ata po e bëjnë, nuk përmban asgjë të fshehtë. Në të kundërtën, ata përmbytin rrjetet shoqërore, si Facebook ose Twitter, me foto, video dhe tekste. Duke përzier krenari dhe prozelitizëm, tregimet e shkruara minutë pas minuti në mënyrë të drejtpërdrejtë, të cilat dëshmojnë për përdishmërinë e tyre, kjo formë e tregimeve duke se tashmë është bërë një parim.
Një foto e postuar në Facebook tregon hapur në mes të prillit për herë të parë fytyrën e Bekimit. Me armë dhe kapelë, ai paraqitet së bashku me dy xhihadistë të tjerë. Një titull që shoqëron imazhin: “Një ekip i fortë … një ripërtëritje dhe një fillim i ri”.

“Unë jam rekrutuesi zyrtar për Al – Kaedën në Zvicër»

I kontaktuar përmes internetit, Bekimi prezanton veten si “rekrutuesi zyrtar për Al- Kaedën në Zvicër”. Xhihadisti i ri thotë se është i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve tona, me një kusht që ta paguajmë. Shkëmbimi përfundon aty. Pohimi i Bekimi nuk është i besueshëm: të gjithë ekspertët thonë se organizata terroriste nuk mbështetet në përfaqësues zyrtarë për të rekrutuar në Evropë. Megjithatë është e mundshme që ky djalosh i është bashkangjitur milicisë në rajonin e Alep-it. Në Facebook ai është në kontakt me dhjetëra xhihadistë nga e gjithë Evropa dhe duket se luanë një rol të rëndësishëm në propagandë. Një nga miqtë e tij është një vendës i Francës me origjinë nga Afrika e Veriut. Ky i fundit është veçanërisht në kontakt me Nicolas*, një djalosh zviceran i kantonit të Vaud-it, i konvertuar në Islam (për të cilin gazeta “Le Matin DIMANCHE” ka hulumtuar), para se ai të nisej në Siri gjatë dhjetorit të kaluar.

Për gjashtë muaj “Le Matin DIMANCHE” ka analizuar me dhjetëra faqe të Facebook-it dhe Twitter-it me profile të luftëtarëve të cilët flasin frëngjisht dhe gjermanisht, si dhe të simpatizantëve të tyre. Një duzinë xhihadistësh pretendojnë se kanë lënë Zvicrën. Shumica janë fëmijë të emigrantëve nga Bosnja apo Kosova. Ata prezantohen me fjalën “kunya” emri i tyre i luftës. Ndonjëherë nën këtë emër “Kunya” zbulohen disa emra të ”tjerë, sikur “al-Suisri” ose “As-Swissry”. Në shumë raste hulumtimet e kryera nga kjo gazetë kanë mundësuar zbulimin e identitetit të vërtetë të këtyre xhihadistëve. Të tilla sikur Valdes, i cili jeton në Kriens afër Luzernit. Në profilin e tij në Facebook ai gjithashtu përmban flamurin e zi të EIIL-it. Një revistë boshnjake flet pikërisht për të, duke e cilësuar sikur një anëtar i një grupi bashkëkombës të nisur në Siri.

Ky i fundit është i njohur sikur të jetë i afërt me qarqet radikale islamike. Ai është martuar me bijën e një boshnjaku që ka emigruar në Zvicër, i cili veç se ishte takuar me islamistin që kishte kryer një sulm kundër ambasadës amerikane në Sarajevë në vitin 2011. Njerku i Valdes-it i përket gjithashtu rrjetit të ashtuquajtur “Tekfir”. Një fjalë që përcakton një praktikë ekstremiste, e cila synon të gjykojë myslimanët e tjerë që janë jobesimtarë, duke justifikuar njëkohësisht dhunën dhe madje edhe vrasjet. Ky rrjet dyshohet prej vjetësh nga shërbimet zvicerane për hetime se është në shërbim të filialit, e cila merret me rekrutimin e xhihadistëve. Para konfliktit sirian luftëtarët shkonin në Afganistan, Pakistan, Somali apo Irak.

“Ruga e drejtë”

Uji Dea

Informacionet e botuara nga gruaja e Valdes-it tregojnë se ajo praktikon një Islam jashtëzakonisht konservator. Zviceranja 30-vjeçare vishet me niqab dhe është e angazhuar në favor të hapjes së çerdheve për fëmijet myslimanë në Zvicër. Emri i saj, Al Huda, do të thotë “rruga e drejtë”. Ajo gjithashtu kërkon një sallë të sportit, e cila duhet të jetë larg syve të tjerëve për të organizuar një ndeshje të futbollit vetëm për gra.

Në Facebook, kur miqtë e saj bisedojnë për të ditur nëse duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre, gruaja e Valdesit thotë që është kundër në mënyrë të ashpër. Argumenti i saj kryesor: “Çfarëdo që të ndodhë, është vullneti i Allahut”.

Valdesi, në anën e tij ka vajtur ndërkohë në konferencën vjetore të Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (CCIS) në vitin 2011. Kasim Ylli, zëdhënës, thotë se organizata ka dënuar gjithmonë dhunën dhe ekstremizmin. Në faqen e tyre CCIS këshillon anëtarët e tij që të mos paraqesin armë në Facebook-un e tyre. Valdes ai nuk ka arritur ta përmbajë vetën. Fotografia e tij e profilit tregon dy burra duke përdorur armë.

Profili Facebook, i fshirë

Në Kriens, në shtëpinë e Valdes-it, gruaja e tij na përgjigjet përmes interfonit. Ajo flet rrjedhshëm gjermanishten dhe na tregon se burri, i sëmurë, është detyruar të niset për Bosnjë për një trajtim mjekësor. Menjëherë pas këtij kontakti profili Facebook i Valdes-it është fshirë.

Por miqtë tij, megjithatë, janë ende “on line”. Midis tyre, një njeri që pretendon të jetojë në Montreux. Me origjinë nga Cyrihu, duket të gjendet gjithashtu në Siri. Fotografitë e tregojnë gjithmonë të maskuar si dhe të armatosur rëndë. Atij i pëlqen grupi Facebook me titull “Demokracia është një kancer” dhe duket se i përket një grupi të luftëtarëve me origjinë shqiptare. Një foto e grupit me gjashtëmbëdhjetë burra të armatosur është transmetuar në disa sajte shqiptare dhe vazhdon të mbledhë me dhjetëra “like” të Facebook-ut.

(përkthimi Albinfo.ch)

albinfo.ch