ARKATANA

Xhaka, i gatshëm të luajë në ndeshjen e fundit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mesfushori i Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka, ka thënë se ndihet i gatshëm të luajë nga fillimi i ndeshjes kundër Wolfsburgut.

Xhaka në një intervistë për “rp-online.de” nuk i është përgjigjur pyetjes nëse do të mbetet pjesë e Moenchengladbachut edhe për edicionin e ardhshëm.

Mobi Casa

“Unë jam gati”, ka thënë Xhaka. Ndeshja e fundit në Bundesliga të Gjermanisë ndërmjet Wolfsburgut dhe Moenchengladbachut zhvillohet të shtunën. Ndërkohë pyetjes se a do të jetë pas Kupës së Botës në “Borussia Park” është përgjigjur se nuk e di.

“Për fat të keq nuk mund të përgjigjem”, ka shtuar Xhaka./koha.net/