Eko Higjiena

Lë Zvicrën për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Edhe një lojtar me bagazh të madh pranon të luajë për Përfaqësuesen e vet. Beg Ferati do të jetë i gatshëm për miqësoret e radhës së Kosovës, atë me Turqinë më 21 maj dhe Senegalin katër ditë më vonë.

Mbrojtësi i Sionit të Zvicrës, është bindur nga projekti i Përfaqësueses sonë, i shpalosur nga Muharrem Sahiti, ndihmëstrajner i Kosovës. Ky i fundit të dielën mbrëma takoi Feratin në Sion. “Po, është pozitive. Beg Ferati ka pranuar të luajë për Kosovën”, ka deklaruar Sahiti për Arenën, i cili shprehur i gëzuar me përgjigjen e marrë nga lojtari. “I kemi treguar për projektin që kemi për të ardhmen. Lojtari është bindur që kemi një projekt serioz, prandaj atë do ta kemi të gatshëm për lojë”, shtoi Sahiti.

Nuk pati nevojë për këshilla

Beg Ferati ka qenë i vetëm në takim, dhe nuk ka mjaftuar prania e menaxherit apo prindërve të tij. “Ai ishte vet, madje i thash ta thërret edhe prindin për t’u konsultuar, por tha se vendimin e merr vet ai. Ishte shumë i vendosur, një djalë i mirë në bisedë dhe i cili na la përshtypje të mira. Ai e pranoi me kënaqësinë më të madhe”, shpjegoi Sahiti, i cili në takim shoqërohej edhe nga Agron Selimi, menaxher i Kompanisë ‘As Art Events’, e cila pritet do të organizojë takimet e Kosovës.

ARKATANA

Beg Ferati karrierën më të madhe e ka kaluar në Zvicër, derisa një kohë ishte edhe te Freiburgu i Gjermanisë. Më parë ka luajtur me grupmoshat e reja të Zvicrës, derisa një ndeshje e ka edhe me ekipin e parë të Ottmar Hitzfeldit.
Sahiti sot do të vëzhgojë takimin Sion – Zurich, ku luajnë pikërisht Feratin dhe mbrojtësin e Zurichut, Berat Xhemshitin.

E presin Nikçin e Ajetin

Të dielën Sahiti është takuar edhe me sulmuesin e Thunit, Adrian Nikçi. Ky i fundit ende nuk ka vendosur t’i thotë ‘Po’ Kosovës. “Jemi takuar me Nikçin dhe prindin e tij, dhe jemi në pritje të përgjigjes së tij”, theksoi trajneri i mirënjohur kosovar. Krahas Nikçit, Kosova është në pritje edhe të Arlind Ajetit, mbrojtësit të Baselit, i cili ishte afër të vinte edhe në takimin me Haitin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.