Fundamenti

Skenari për shtyrje të zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kryeministri Hashim Thaçi, sipas burimeve të gazetës “Tirbuna” është duke planifikuar një skenar për tejkalimin e bllokadës që kanë vënë deputetët e komunitetit serb në krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

E ky skenar, sipas një zyrtari të lartë qeveritar konsiston në hartimin e një projektligji, i cili do të parashihte privimin e komuniteteve pakicë nga e drejta për votë të kualifikuar në çështjet që nuk lidhen drejtpërdrejtë vetëm me interesat e tyre.

ARKATANA

“Ideja është që nëpërmjet një projektligji të tillë, t’u bëhet një lloj presioni pozitiv deputetëve serbë, që ta votojnë FAK-un, e të mos i dëgjojnë thirrjet e Serbisë”,ka thënë një nga zyrtarët e lartë vendës. /Tribuna/