United Hospital

Rama: Kosova duhet t’ia lë “topin në derë” Serbisë duke përmbushur njëanshëm obligimet e Dialogut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Deutche Welle, ka thënë se Kosova duhet ta harrojë krejtësisht Serbinë, dhe t’i përmbushë obligimet e dialogut në mënyrë të njëanshme, shkruan Gazeta Express.

Rama ka thënë se Kosova duhet të veprojë në këtë mënyrë, që t’ia lë “topin në derë Serbisë”, raporton Gazeta Express.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë e Kosova duhet t’i kryej obligimet e saj dhe pastaj t’i thotë Evropës e shteteve që s’e njohin se kush është Kosova dhe të kërkojë pastaj që t’i merret edhe nënshkrimi i Serbisë për marrëveshjet.

Mobi Casa

“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë të njëanshme të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës se ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, dhe merrjani firmën Serbisë”, ka thënë Rama.

“Por duhet shkëputet totalisht nga Serbia dhe s’duhet të jetojë me idenë e Serbisë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë i pyetur për raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kanë raport të mirë personal, derisa thotë se kanë dallime në këndvështrime, të cilat i ndajnë ballë për ballë por edhe në qëndrime publike./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.