ARKATANA

Prishje pazaresh, shqiptari lidhet me litar dhe hidhet në koshin e plehrave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mjekët thonë se në qoftë se do të lihej edhe për pak kohë brenda kazanit të plehrave dhe në atë gjendje, 34-vjeçari shqiptar rrezikonte të vdiste. ITALI-Një 34-vjeçar shqiptar është gjetur pasditen e sotme në një kosh plehrash, i lidhur me litar. Shqiptari është gjetur nga një qytetar italian, i cili shkoi për të hedhur mbeturinat, por brenda në kosh pa një person të lidhur me litar dhe me gojën e mbyllur.

Italiani ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe e ka dërguar 34-vjeçarin në spital. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi që e gjeti jep detaje në lidhje me ngjarjen. Ai thotë se shqiptari ishte lidhur me litar të trashë dhe i shtrënguar fort, si dhe gojën e kishte të mbyllur me ngjitës.

FIDANISHTJA

Mjekët thonë se në qoftë se do të lihej edhe për pak kohë brenda kazanit të plehrave dhe në atë gjendje, 34-vjeçari shqiptar rrezikonte të vdiste.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Galluzzo-s në Itali, ndërsa identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije. Polica thotë se 34-vjeçari është person i njohur për drejtësinë italiane, pasi figuronte në listën e personave të kërkuar. Ekspertët mendojnë se shqiptari ishte lidhur për t’i dhënë një mesazh për ndonjë prishje pazaresh, ndërsa është sekuestruar kazani i plehrave dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Shekulli/